Keni të drejtë: Zvicra si shtet, në thelb i përmbush detyrimet e saj sociale shtetërore. Mirëpo, mendoni ju lutem megjithatë, se pensioni shtetëror dhe profesional mbulon “vetëm” 60 deri 70 % të pagës suaj të fundit. Varësisht nga rasti, mund të jetë edhe më pak.
Për këtë arsye do të duhej, ose jeni të detyruar të pyetni veten: A ju mjaftojnë dy të tretat e rrogës tuaj të fundit për ta ruajtur standardin tuaj jetësor? Për më tepër pasi që ju në pleqëri do të donit të trajtoni veten me diçka më shumë…
Sigurimi privat i pleqërisë është i rëndësishëm për të mbushur boshllëqet e mundshme të pensionit. Por ai shërben po ashtu edhe për të përmbushur ëndrrat dhe dëshirat pas pensionimit. A dëshironi ta humbisni këtë, veçanërisht pasi ka edhe subvencione tatimore.
Ne ju këshillojmë me kënaqësi, se si do të mund të dukej sigurimi juaj privat i pleqërisë.