Ata që kanë detyrimin për të paguar tatimet,
kanë edhe të drejtën për të kursyer tatimet

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një mjedis lokal ose ndërkombëtar: ne e kryejmë kontabilitetin tuaj me besueshmëri dhe sipas rregullave.

Numrat tuaj janë në duar të mira tek ne

Biznesi juaj po lulëzon dhe ju e keni të vështirë të gjeni kohë për t`u marrë me grumbullin e dokumenteve? Atëherë me ju po ndodh ajo që ndodh me shumë të vetëpunësuar të tjerë. Këshilla jonë për ju, është si vijon: Thjesht, dorëzojeni kontabilitetin, në mënyrë që të mund të përqendroheni në biznesin tuaj thelbësor.

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një mjedis lokal ose ndërkombëtar: ne e kryejmë kontabilitetin tuaj me besueshmëri dhe sipas rregullave.

Veç kësaj, ne kujdesemi edhe për vlerësimet ekonomike të biznesit tuaj, të cilat  luajnë rol qendror për suksesin e ndërmarrjes tuaj. Analiza dhe vlerësimi i shifrave të ndryshme ju mbështet në drejtimin efikas dhe të orientuar drejt qëllimit, të ndërmarrjes tuaj. Ju në të ardhmen nuk merrni më vendime të çastit por do të veproni në mënyrë të bazuar dhe të mirëmenduar. Kjo do ta bëjë ndërmarrjen  tuaj edhe më të suksesshme.

Këshilla jonë për ju, është si vijon:
Thjesht, dorëzojeni kontabilitetin, në mënyrë që të mund të përqendroheni në biznesin tuaj thelbësor.

Ne ju ofrojmë mbështetjen tonë për këto fusha:

  • Kontabilitetin për llogaritë e arkëtuara dhe ato që do të paguhen
  • Kontabilitetin e pasurive
  • Pasqyrat financiare të përkohshme dhe vjetore
  • Kontabilitetin sipas kërkesave tuaja
  • Përgatitjen e pasqyrave vjetore financiare dhe raporteve në përputhje me legjislacionin zviceran
  • Fondin pensional dhe kontabilitetin e letrave me vlerë
  • Krijimin e buxheteve dhe parashikimin e fluksit të parave
  • Kontrolli financiar

Këshillimi tatimor

Një këshilltar tatimor ju ndihmon, nga njëra anë që të kurseni tatimet dhe nga ama tjetër ju këshillon edhe për çështjet tjera afariste. Në rastin ideal, zgjidheni një këshilltar tatimor i cili do të ju përcjell gjatë gjithë jetës tuaj, si profesionalisht, privatisht ose edhe në të dyja fushat. Kjo mund të bëhet natyrisht vetëm nëse mes jush dhe këshilltarit tatimor “funksionon kimia” dhe ekziston një bazë solide mirëbesimi.

Ne dëshirojmë që ju të na e falni besimin tuaj, në mënyrë që ne të mos e kryejmë për ju vetëm deklarimin e tatimeve por së bashku me ju, të shqyrtojmë edhe mundësitë për strukturimin e taksave, ashtu që të reduktojmë barrën tuaj tatimore. Sigurisht, ne do t`i kemi në vëmendje risitë dhe ndryshimet në fushën e tatimeve, në mënyrë që ju asnjëherë të mos paguani së tepërmi taksa dhe që të mund të kurseni maksimalisht.

Ne dëshirojmë që ju të na e falni besimin tuaj...
Si kompani mirëbesimi, ne marrim për ju edhe mandate të këshillave të administrimit dhe të menaxhimit. Në kuadrin e drejtimit të ndërmarrjes ne analizojmë organizimin e ndërmarrjes, planifikojmë likuiditetin tuaj dhe kujdesemi për financimet e nevojshme.

Ne i marrim për ju këto detyra:

  • Planifikimin e taksave
  • Optimizimin e taksave
  • Mbështetjen tatimore në rast të blerjes ose shitjes së pasurive të paluajtshme
  • Përfaqësimin para autoriteteve tatimore
  • Këshillimin lidhur me taksën e trashëgimisë ose të dhurimit.

A kemi ne atë që nevojitet për të qenë këshilltari i juaj tatimor?
Mësojeni këtë, në një bashkëbisedim personal me ne.

Këtu ju mund të kërkoni takimin tuaj personal këshillues, pa detyrime

Na kontaktoni