Një investim në të ardhmen

Ne dëshirojmë të ftojmë blerësit e interesuar që të shfletojnë portofolion tonë. Gama e gjerë dhe e larmishme e produkteve vetëm kohët e fundit është përditësuar me disa prona veçanërisht interesante.
Vlerësimi i pavarur i gjendjes në treg është një pikë shtesë e shitjes sepse ju i jepni blerësit sigurinë se çmimi i blerjes është i drejtë. Avantazhi juaj është se ju në këtë rast duhet të llogarisni me më pak diskutime rreth çmimit.

Blerja. Menaxhimi. Tregtimi.

Investimet në bursë kanë rrezikun brenda. Kushdo që preferon të vejë baste në asete të sigurta duhet të marrë një mbikëqyrje nga afër në tregun e pasurive të patundshme, sepse tek i ashtuquajturi “ari i betonit” joshin veprime fitimprurëse.

Investimet në pasuri të paluajtshme janë investime afatgjata që kërkojnë kohë dhe përpjekje gjatë ngritjes dhe administrimit të tyre. Me një partner të besueshëm që do ta keni në anën tuaj, është më e lehtë të gjesh dhe të menaxhosh një pronë të përshtatshme. Ne ju mbështesim me kënaqësi.

Ne gjithashtu kujdesemi për menaxhimin profesional dhe tregtimin e pronave si dhe ju këshillojmë në rast se lindin pyetje ose priten vendime. Ne do t’ju informojmë për trendët e rinj në një fazë të hershme, në mënyrë që ju të përfitoni prej tyre. Në temën e tatimeve, ne gjithashtu ofrojmë këshilla ekspertësh në mënyrë që ju të mos paguani asnjë frang më tepër për taksat

Ne dëshirojmë të ftojmë blerësit e interesuar që të shfletojnë portfolion tonë. Gama e gjerë dhe e larmishme e produkteve vetëm kohët e fundit është përditësuar me disa prona veçanërisht interesante.

Nëse doni të shisni me mbështetjen tonë, mund të përfitoni nga standardet e cilësisë së lartë të menaxhimit të pasurive të patundshme zvicerane.

Për vlerësim. Për tu shitur.

Ju doni të shisni pronën tuaj, por nuk e dini cili çmim është i arsyeshëm? Në mënyrë që të merrni çmimin më të lartë të mundshëm të realizueshëm, ne bëjmë për ju, falas dhe pa detyrime, një analizë të pasurisë. Vlerësimi i pavarur i gjendjes në treg është një pikë shtesë e shitjes sepse ju i jepni blerësit sigurinë se çmimi i blerjes është i drejtë. Avantazhi juaj është se ju në këtë rast duhet të llogarisni me më pak diskutime rreth çmimit.

Me autorizimin që na e bëni për ta realizuar analizën, ju as nuk merrni përsipër detyrimin për të realizuar blerjen përmes nesh dhe as nuk detyroheni të pranoni vlerën e përcaktuar. Ju thjesht po e testoni bashkëpunimin me ne.

Transparencë e lartë

Duke qenë se ne punojmë ekskluzivisht mbi bazë suksesi, ne jemi shumë të motivuar për të marrë një çmim të mirë. Ju përfitoni nga shërbimi profesional i klientit, një nivel i lartë transparence, diskrecion absolut dhe nga një rrjet i çmueshëm që, përmes nesh, funksionon gjithashtu edhe për ju.

Nëse ende nuk jeni të kënaqur me shërbimin tonë, ju mund ta anuloni mandatin brenda një periudhe të shkurtër kohe, pa pasur nevojë të paguani ndonjë taksë anulimi.

Në Sarandë, në rrugën kryesore për në fshatin Ksamil, shitet një apartament banimi

Në njërën nga perlat më të bukura të bregdetit shqiptar, në qytetin e Sarandës, shitet një banesë e gatshme për shfrytëzim dhe e pajisura me mobile e inventar përkatës. Banesa ndodhet në rrugën kryesore, në dalje të Sarandës për në fshatin Ksamil, me plazhet fantastike dhe për në Butrintin antik me një qendër të rrallë arkeologjike.

Banesa ndodhet në katin e parë, në objektin banesor është ngritur në vitin 2012 në përputhje të plotë me planin urbanistike. Banesa ka tapi pronësie, të lëshuara nga organet përkatëse të qytetit të Sarandës. Ndërkaq objekti banesor ka një pozitë tejet tërheqëse në njërën anë përshkohet nga lumi që vjen nga burimi i Syrit të kaltër dhe në anën tjetër ne largësi jo më të madhe se 200 metra plazhi i bregdetit Jon. E gjithë kjo, sidomos në mëngjes dhe në mbrëmje i jep kësaj pjese të banimit një pamje vërtetë fantastike.

BANESA 4 –  Ka një sipërfaqe 61 m2, pos dhomës qendrore me kuzhinë edhe një dhomë gjumi si dhe dy ballkon me sipërfaqe të përgjithshme prej më se 15.30 metra.

Brenda objektit janë edhe garazhet për vetura në pjesën e podrumit, dera kryesore e të cilave mbyllet me telekomandë. Përmes ashensorit kanë lidhje të drejpërdrejtë me katet e banimit.

Portfolio për shkarkim
Planimetria për shkarkim

 

Këtu ju mund të kërkoni takimin tuaj personal
këshillues, pa detyrime

Na kontaktoni