Filloni biznesin tuaj me sukses

Ju jeni të bindur për idenë tuaj afariste, keni analizuar me kujdes tregun dhe gjendjen e konkurrencës dhe mendoni se së shpejti mund ta vini kompaninë tuaj të re në binarët e suksesit. Kjo është gjë e mirë, sepse një qëndrim optimist me besimin në të ardhmen tuaj si ndërmarrës është thelbësor për çdo themelues kompanie.

Pjesëmarrja jonë si themelues të besimit

Ju jeni pozicionuar mirë në lidhje me fushën ku jeni specializuar, por cilat janë lidhjet  me detyrat jashtë specializimit tuaj? Plani i biznesit tuaj, për shembull, a i plotëson ai të gjitha kërkesat? Cilat formalitete duhet të plotësohen para themelimit të ndërmarrjes? A janë mbështetur planifikimi financiar dhe likuiditeti në një bazë të sigurt?

Ne do t’ju përgjigjemi me kënaqësi çdo pyetjeje që ju mund të keni në lidhje me themelimin e kompanisë tuaj.

Ne do t'ju përgjigjemi me kënaqësi çdo pyetjeje që ju mund të keni në lidhje me themelimin e kompanisë tuaj.

Ne, në biseda ndërpersonale sqarojmë:

  • Si të krijoni një plan biznesi që do të bindte bankat dhe partnerët e biznesit.
  • Si të rritni pikat tuaja të forta si ndërmarrës dhe të reduktoni pikat e dobëta përpara se të krijoni një kompani.
  • Si të planifikoni dhe monitoroni me kujdes të ardhurat dhe shpenzimet, në mënyrë që të mos ketë pengesa financiare.

Ju gjithashtu mund të përfitoni nga

  • Shoqërimi ynë që u bëjmë në terminët në banka dhe te noterët, si pjesë e themelimit të kompanisë.
  • Dorëzimi i drejtpërdrejtë i dokumenteve të kërkuara në zyrën e regjistrit tregtar dhe monitorimi i botimit të njoftimit, në Gazetën Zyrtare të Tregtisë Zvicerane.
  • Njohuritë (Know how) tona në lidhje me planet financiare dhe ngritjen e kapitalit.
...ekziston edhe mundësia që të përdorim edhe pjesëmarrjen tonë si themelues të kompanisë së mirëbesimit.

Kërkoni një konsultë individuale

Duke pasur një këshilltar kompetent në anën tuaj me rastin e themelimit, ju nuk jeni kurrë të vetëm si themelues. Madje, ekziston edhe mundësia që të përdorim edhe pjesëmarrjen tonë si themelues të kompanisë së mirëbesimit.

Ne zhvillojmë një koncept “sipas masës” për ju, që i përshtatet në mënyrë të përsosur themelimit të ndërmarrjes tuaj. Kështu, ju bëheni me sukses shefi i vetvetes dhe nuk përjetoni ndonjë befasi të keqe.

Këtu ju mund të kërkoni takimin tuaj personal këshillues, pa detyrime

Na kontaktoni