Të gjitha nga një burim i vetëm,
për mbrojtje qetësuese, të gjithanshme

Kush paguan për korrigjimin e dhëmbëve ose për syzet e mia? Si mund t`i siguroj dëmet në shtëpinë time, të shkaktuara nga ngjarjet natyrore? Çfarë ndodhë nëse unë pa qëllim dëmtoj pasurinë e dikujt?

Jeta është e bukur por fsheh rreziqe.

Për këtë arsye jeta është për aq më e bukur nëse ju dini t`i siguroni mirë rreziqet.

Ju bartni përgjegjësi të madhe për veten dhe familjen tuaj dhe ju duhet që rregullisht të merrni vendime për sigurimet e mundshme: Kush i siguron më së miri fëmijët tuaj? Sa kushton një sigurim shëndetësor privat? A është ende i mundur ndërrimi i sigurimit shëndetësor edhe në moshën 60 vjeçare.

Ne u përgjigjemi me dëshirë pyetjeve tuaja. Dhe jo vetëm kaq: Ne analizojmë rreziqet tuaja individuale, të sigurueshme dhe ua bëjmë një ofertë të përshtatur për ju. Ndonjëherë merren në konsideratë sigurimet individuale, ndonjëherë kombinimet e favorshme të sigurimit dhe gjithmonë kjo për ju do të jetë zgjidhja më e volitshme.

Ndër rreziqet më të mëdha
personale llogariten:

  • Sëmundja
  • Dëmet personale dhe materiale të shkaktuara nga ju ose nga fëmija juaj dhe dëmtimet e pasurisë që vijnë si pasojë e këtyre.
  • Dëmet materiale në shtëpi, të shkaktuara nga vjedhjet, zjarri, uji, vandalizmi ose ngjarjet natyrore
  • Dëmet materiale në automobil

 

Ne ju këshillojmë me dëshirë se me cilat sigurime ju mund t`i siguroni rreziqet më të shpeshta jetësore. Me këtë rast ne kemi gjithmonë parasysh nevojat tuaja personale dhe stilin tuaj individual jetësor, sepse një paketë e mirë sigurimesh nuk bie, thjesht, nga pema por ajo është kompletuar në mënyrë speciale për ju.

Sigurimi shëndetësor

Për të gjithë njerëzit me vendbanim në Zvicër ekziston i ashtuquajturi sigurimi themelor, i cili mbulon nevojat elementare në rast sëmundjesh, aksidentesh ose të lehonisë.

Si plotësim për sigurimin themelor ofrohen sigurimet plotësuese, përfitimet nga të cilat ndryshojnë. Në këto raste hyjmë ne “në lojë”, sepse ne ua prezantojmë sigurimet plotësuese me përfitime të cilat ju nevojiten me të vërtetë, në mënyrë që ju nga sigurimi plotësues të keni një përfitim sa më të madh të mundshëm.

Sigurimi jetësor

Sigurimi jetësor u shërben sigurimeve private dhe është një plotësim për përfitimet nga AHV dhe fondi pensional. Me lidhjen e një sigurimi jetësor ju merrni përsipër përgjegjësinë për veten tuaj, partnerin/en, familjen tuaj dhe partnerin afarist. Ju kurseni për pleqëri dhe përfitoni, përveç nga mbrojtja që ju ofron sigurimi, edhe nga favori i taksës. Personat e favorizuar nga ju, gëzojnë që nga fillimi sigurim të plotë në rast vdekjeje. Dhe, në saje të nivelit preferencial të interesit (kamatës), bëhen të mundura edhe të ardhura të mira.

Gama e ofertës së sigurimeve jetësore është e gjerë. Me sigurime të caktuara jetësore, ju keni, për shembull sigurinë se do të paguhet shuma e garantuar e sigurimit, me skadimin e kontratës ose në rast vdekjeje.

Disa sigurime jetësore është më mirë të lidhen në moshë të re ndërsa disa të tjera janë të përshtatshme për njerëzit më në moshë. Veç kësaj, ekziston edhe mundësia që sigurimi jetësor të shfrytëzohet si sigurues i detyrimeve financiare ose për të financuar shtëpinë private.

Ne ua themi me kënaqësi se cili sigurim është më i miri. Na lejoni të ju këshillojmë.

Sigurimi i mjeteve motorike

Ju dëshironi që në jetën tuaj të përditshme të lëvizni pa brenga me motoçikletën ose automobilin tuaj, pa menduar për dëmet e mundshme nga aksidentet? Kjo gjë realizohet me një sigurim të mjeteve motorike. Sigurimi i përgjegjësisë për mjetet motorike merr përsipër kërkesat për kompensim të palëve të treta dhe është i detyrueshëm në Zvicër.

Sigurimi gjithëpërfshirës vullnetar mbulon dëmet që i shkaktohen makinës tuaj.

Sigurimi i mjeteve motorike mbulon dëmet në makinat si vijon:

  • Veturat
  • Makinat për transport (kombibus)
  • Automjetet fushuese (camper)
  • Karavan
  • Transportuesit deri në 3.5 tonë
  • Makinat 4X4
  • Minibusët
  • Traktorët
  • Makinat për ndërtimtari
  • Makinat komerciale

Përveç sigurimit gjithëpërfshirës si të pjesshëm ose komplet, ka edhe shumë sigurime tjera për automjetin tuaj, si për shembull një sigurim i aksidentit për bashkudhëtarin në makinë, sigurimi për dëmet gjatë parkimit ose sigurimi i xhamave. Në disa raste mund të jetë gjithashtu i vlefshëm edhe sigurimi i pakujdesisë së rëndë.

Ne flasim me ju lidhur me zakonet që keni dhe pastaj ua prezantojmë pakon optimale të sigurimeve për ju.

Sigurimi në rast të vdekjes

Askush nuk dëshiron ta imagjinojë por mundet t`u ndodhë, mjerisht, të gjithëve: një aksident fatal ose një sëmundje e rëndë. Çfarë ndodh pas një goditjeje të fatit, për shembull me fëmijën që është duke e bërë ende zanatin? Me hipotekën që ende nuk është paguar? Me partnerin i cili kujdeset për fëmijët?

Sigurohuni besueshëm nga rreziku që kërcënon të mbeteni pa asgjë. Ne ju këshillojmë se cilat mundësi ekzistojnë.

Sigurimi i shtëpisë

Ai që nuk ka asgjë, nuk ka çfarë të humbasë dhe nuk ka nevojë të sigurojë asgjë. Kjo është e vërtetë por mos e nënçmoni, ju lutem, vlerën e objektit tuaj. Mobilimi i një dhome studenti ndoshta me të vërtetë nuk ia vlen të sigurohet, por çdo gjë që shkon përtej kësaj, do të duhej të sigurohej.

Sigurimi i shtëpisë (amvisërisë) mbulon dëmet që u shkaktohen gjësendeve personale në shtëpi, si për shembull mobileve, pajisjeve teknike, veshmbathjeve ose pajisjeve sportive. Këtu nuk luan rol fakti nëse ato gjësende kanë qenë në shtëpinë tuaj ose nëse ju keni qenë rrugës, jashtë apo madje edhe në pushime. Sigurimi merr përsipër dëmin financiar. Këtu bëjnë pjesë edhe dëmet e shkaktuara nga uji ose zjarri si dhe ato të shkaktuara nga vjedhja.

Premia për sigurimin e amvisërisë është e varur nga shuma e siguruar. Ajo duhet të jetë e përafërt me shumën që ju do të detyroheshit të paguanit që në rast të dëmtimit total t`i ktheni gjësendet e shtëpisë plotësisht në gjendjen e mëparshme.

Ne ju këshillojmë, në mënyrë që ju të mos jeni as të pasiguruar e as të mbisiguruar

Sigurimi i përgjegjësisë personale

Ndryshe nga sigurimi i mjeteve motorike, sigurimi i përgjegjësisë personale në sferën private nuk është i detyruar. Por ai është shumë i rekomanduar, kur nga ju ose ndonjë pjesëtar i familjes tuaj janë shkaktuar dëme në pasurinë e tjetrit. Dhe kjo mund të ju kushtojë shtrenjtë.

Kushdo që ka sigurim të përgjegjësisë personale nuk ka pse të paguajë për dëmet e shkaktuara paqëllim mbi pasurinë e tjetrit.

Të siguruara janë

  • Dëmet deri në një shumë të garantuar prej 5 deri 10 milionë franga
  • Personat privatë, po ashtu si qiraxhinj, pronarë të patundshmërive, mbajtës të kafshëve, çiklistë ose sportistë
  • Ngasja e herëpashershme e mjeteve motorike të huaja dhe dëmet e shkaktuara mbi gjësendet e besuara
  • Pjesëtarët e familjes të cilët jetojnë bashkë në një shtëpi, nëse është lidhur një kontratë sigurimi familjar.
  • Veprimtaritë e pavarura profesionale deri në një qarkullim vjetor prej 20.000 frangash.

Flisni me ne lidhur me nevojat tuaja.
Ne ju rekomandojmë një sigurim sipas nevojave tuaja.

Sigurimi i mbrojtjes juridike

Ju keni pasur një aksident trafiku dhe jeni në kontest lidhur me çështjen e fajësisë. Një vërejtje ju vjen në shtëpi për shkak të aktiviteteve në internet të fëmijës tuaj. Keni telashe me qiradhënësin. Pa pasur avokat, nganjëherë nuk ecën puna, nëse ju dëshironi ta fitoni të drejtën që ju takon. Pa sigurimin e mbrojtjes juridike ju ndoshta do të hamendeni, nëse ja vlen kostoja që duhet të paguanit. Me një sigurim të mbrojtjes juridike, ju siguroni mbështetje juridike pa pagesë në të gjitha situatat jetësore.

Krahas këshillimit juridik, sigurimi i mbrojtjes juridike merr përsipër edhe:

  • Pagesën e avokatit
  • Shpenzimet për ekspertizë
  • Shpenzimet e gjyqit dhe ato procedurale
  • Kompensimin në proceset gjyqësore dhe të palëve

Ekzistojnë sigurime të ndryshme të mbrojtjes private juridike dhe të trafikut. Ne ju këshillojmë se cili sigurim i mbrojtjes juridike i përshtatet gjendjes tuaj jetësore.

Sigurimi i udhëtimit

Pushimet duhet të jenë koha më e bukur e vitit. Për udhëtimin tuaj të ëndrrave ju keni kursyer prej një kohe të gjatë një shumë të mirë parash por pak para se të udhëtoni, ju ose ndonjëri që udhëton me ju, papritmas jeni sëmurë. Ju nuk mund të udhëtoni dhe veç kësaj duhet të paguani 100% taksën e anulimit. Kjo është e bezdisshme.

Sigurimi i anulimit të udhëtimit mbulon shpenzimet që lindin në rast anulimi ose ndërprerjeje të një udhëtimi, për shembull, për shkak të sëmundjes. Po ashtu ka edhe sigurime shëndetësor për aksidente, bagazhe dhe udhëtime. Ju mund t`i kontraktoni këto sigurime veç e veç ose në pako. Më tutje, për ata që udhëtojnë shpesh, ka edhe sigurime vjetore.

Ne ju këshillojmë se cili sigurim i përshtatet mënyrës tuaj për të udhëtuar.

Për më pak rrezik në ndërmarrësi

Si ndërmarrës, ju bartni rreziqe që janë specifike për ndërmarrësit dhe për fushën tuaj konkrete.
Gama e sigurimeve të ndërmarrjeve është shumë e gjerë. Për këtë arsye, ju duhet të përcaktoni saktësisht se cilat rreziqe dëshironi t`i siguroni dhe cilat jo.

Mendohuni mirë se sa është e mundshme të ndodhë një dëm i caktuar për ndërmarrjen tuaj dhe sa i madh do të ishte ai dëm. Rreziqet e kushtueshme ose ato që rrezikojnë ekzistencën, duhet t`i siguroni në çdo rast.

Në vazhdim një përmbledhje e sigurimeve të rekomanduara.

 

 

Sigurimet e përgjegjësisë së detyruar

Sigurimet e përgjegjësisë së detyruar mbulojnë po ashtu edhe dëmet financiare në fushën profesionale të shkaktuara palës së tretë. Janë të mbuluara edhe rreziqet e përgjegjësisë që vijnë nga aktivitetet e ndërmarrjes. Pjesë e shërbimit është po ashtu fakti se ky sigurim shqyrton kërkesat dhe nuk pranon pretendimet e paarsyeshme.

Sigurimi i përgjegjësisë
profesionale dhe ai i biznesit

Sigurimi i përgjegjësisë profesionale mbron nga pretendimet për kompensim dhe nga dëmet e shkaktuara si pasojë e tyre. Bëhet fjalë për pretendimet për kompensim që shtrohen mbi bazë të shërbimeve të kryera.

Sigurimi i përgjegjësisë së biznesit mbulon dëmet e shkaktuara nga pretendimet eventuale për kompensim, të bëra nga klientët, punonjësit, vizitorët ose furnizuesit.

Sigurimi i përgjegjësisë së pronës

Ky sigurim i veçantë ka të bëjë me grupet e profesioneve që administrojnë pronat e të tjerëve dhe realizojnë një veprimtari këshilluese në këtë fushë.

Sigurimi i përgjegjësisë për produktet

Sigurimi i përgjegjësisë për produktet mbulon dëmet e shkaktuara nga produktet me defekte. Ajo është e rekomandueshme për industritë prodhuese si dhe për furnizuesit.

Krahas sigurimeve të ndryshme të përgjegjësisë ekzistojnë edhe shumë sigurime tjera të biznesit. Disa prej tyre duam t`ua prezantojmë shkurtimisht por ju lutemi të mos ngurroni që për pyetje individuale të merrni kontakt të drejtpërdrejtë me ne.

Për sigurimet e biznesit, peshimi i rreziqeve ka rendësi të jashtëzakonshme- ne ju mbështesim që, duke pasur parasysh situatën tuaj individuale të biznesit, për të zgjedhur sigurimet e duhura, në mënyrë që të mund ta bëni gjumin rehat.

Sigurimi i pronësisë

Për shembull, ndërtesa juaj, mallrat ose objekti juaj janë shkatërruar ose dëmtuar nga zjarri ose nga vjedhja. Këto raste i merr përsipër sigurimi i pronësisë.

Sigurimi i ndërprerjes së biznesit

Zjarri, uji, vjedhja ose katastrofa natyrore: ekzistojnë arsye të ndryshme për ndërprerjen e proceseve të biznesit. Sigurimi i ndërprerjes së biznesit kufizon rrezikun sepse për një periudhë të caktuar kohe merr përsipër si shpenzimet në vazhdimësi ashtu edhe fitimin e humbur.

Mbrojtja juridike e biznesit

Ndërmarrësit e suksesshëm angazhohen për të drejtat e tyre, nëse është e nevojshme, edhe para gjyqit, me ndihmën juridike të avokatit. Kjo mund të kushtojë shtrenjtë ose ju e lidhni një siguim për mbrojtje juridike në mënyrë që të keni mundësinë të shfrytëzoni në çdo kohë mbështetjen e synuar, nga avokatët apo specialistët tjerë.

Honorarët e avokatit, shpenzimet e gjykatës dhe të hetimeve, kostoja e ekspertizës, dëmshpërblimet nga proceset, kaucionet ndëshkuese (dorëzania) si dhe shpenzimet për meditacion, të gjitha këto mbulohen nga sigurimi i mbrojtjes juridike.

Ka po ashtu sigurime të biznesit të cilat munden ose duhet t`i lidhin punëdhënësit për punëtorë e tyre:

Sigurimi i aksidenteve

Sigurimi kolektiv ditor i sëmundjes

Sigurimi i aksidenteve

Në Zvicër, sigurimi i aksidenteve duhet të lidhet detyrimisht nga punëdhënësi. Sigurimi paguan trajtimin mjekësor në rast të aksidentit ose sëmurjes në punë. Por ai mbulon po ashtu edhe shpenzimet për pasojat ekonomike.

Sigurimi kolektiv ditor i sëmundjes

Punëtorët/et gjatë sëmundjes ose shtatzënisë marrin pagat e tyre edhe pse nuk punojnë.

Sigurimi kolektiv ditor i sëmundjes ju liron nga detyrimi për pagesën e mëtejshme të pagave!

Keni pyetje në lidhje me sigurimet e bizneseve ose po mendoni se cilat nga këto sigurime janë të rëndësishme dhe të rekomandueshme për ndërmarrjen tuaj?

Ne ua ofrojmë mbështetjen tonë dhe kështu ua lehtësojmë përzgjedhjen.

Partnerët tanë

Nëse jeni të interesuar të punoni së bashku, ne do të ishim të lumtur të ulemi me ju për t'u njohur me ju ose biznesin tuaj. Këshillat tona bazohen në respekt dhe besim, ne nuk ju shtyjmë për asgjë. Ju duhet të punoni me ne vetëm nëse kimia është e drejtë dhe zgjidhjet tona janë bindëse.

Këtu mund të kërkoni takimin tuaj personal,
jo detyrues të këshillimit.

Na kontaktoni