Shikoni drejt të ardhmes,
pa shqetësime

A mund ta ruaj standardin jetësor edhe në pleqëri?
A do të mjaftojnë paratë nëse unë do të mbështetem vetëm në sigurimin (pensionin) shtetëror dhe profesional?
A jam i kërcënuar nga varfëria në pleqëri?

Këto janë pyetje të rëndësishme... dhe ne do t`u japim përgjigjet.

Sigurimi pensional në Zvicër
mbështetet në 3 shtylla:

 

 

1. Pensioni shtetëror në trajtën e sigurimit të moshës dhe të trashëgimisë (AHV), të sigurimit të invaliditetit dhe të përfitimit shtesë, si garanci për një minimum ekzistence. Me këto, mbulohen nevojat minimale të domosdoshme.

2. Sigurimet profesionale, që mbështeten në ligjin federal mbi sigurimet profesionale si dhe në ligjin Federal mbi sigurimin e aksidenteve. Qëllimi këtu është që të ruhet standardi i zakonshëm jetësor në pleqëri.

3. Sigurimet (pensionet) private

 

Ne ju këshillojmë me kënaqësi

Ju mendoni se sigurimi nga ana e shtetit është mjaft i mirë. Përse atëherë do të duhej të mbështeteni në një sigurim plotësues privat?

Keni të drejtë: Zvicra si shtet, në thelb i përmbush detyrimet e saj sociale shtetërore. Mirëpo, mendoni ju lutem megjithatë, se pensioni shtetëror dhe profesional mbulon “vetëm” 60 deri 70 % të pagës suaj të fundit. Varësisht nga rasti, mund të jetë edhe më pak.

Për këtë arsye do të duhej, ose jeni të detyruar të pyetni veten: A ju mjaftojnë dy të tretat e rrogës tuaj të fundit për ta ruajtur standardin tuaj jetësor? Për më tepër pasi që ju në pleqëri do të donit të trajtoni veten me diçka më shumë…

Sigurimi privat i pleqërisë është i rëndësishëm për të mbushur boshllëqet e mundshme të pensionit. Por ai shërben po ashtu edhe për të përmbushur ëndrrat dhe dëshirat pas pensionimit. A dëshironi ta humbisni këtë, veçanërisht pasi ka edhe subvencione tatimore.

Ne ju këshillojmë me kënaqësi, se si do të mund të dukej sigurimi juaj privat i pleqërisë. Për këtë qëllim ne jua përpilojmë një koncept individual, i cili merr në konsideratë dëshirat dje nevojat tuaja personale.