Kush paguan për korrigjimin e dhëmbëve ose për syzet e mia? Si mund t`i siguroj dëmet në shtëpinë time, të shkaktuara nga ngjarjet natyrore? Çfarë ndodhë nëse unë pa qëllim dëmtoj pasurinë e dikujt?
Ndër rreziqet më të mëdha personale llogariten:
Ne ju këshillojmë me dëshirë se me cilat sigurime ju mund t`i siguroni rreziqet më të shpeshta jetësore. Me këtë rast ne kemi gjithmonë parasysh nevojat tuaja personale dhe stilin tuaj individual jetësor, sepse një paketë e mirë sigurimesh nuk bie, thjesht, nga pema por ajo është kompletuar në mënyrë speciale për ju.
Për të gjithë njerëzit me vendbanim në Zvicër ekziston i ashtuquajturi sigurimi themelor, i cili mbulon nevojat elementare në rast sëmundjesh, aksidentesh ose të lehonisë.
Si plotësim për sigurimin themelor ofrohen sigurimet plotësuese, përfitimet nga të cilat ndryshojnë. Në këto raste hyjmë ne “në lojë”, sepse ne ua prezantojmë sigurimet plotësuese me përfitime të cilat ju nevojiten me të vërtetë, në mënyrë që ju nga sigurimi plotësues të keni një përfitim sa më të madh të mundshëm.
Sigurimi jetësor u shërben sigurimeve private dhe është një plotësim për përfitimet nga AHV dhe fondi pensional. Me lidhjen e një sigurimi jetësor ju merrni përsipër përgjegjësinë për veten tuaj, partnerin/en, familjen tuaj dhe partnerin afarist. Ju kurseni për pleqëri dhe përfitoni, përveç nga mbrojtja që ju ofron sigurimi, edhe nga favori i taksës. Personat e favorizuar nga ju, gëzojnë që nga fillimi sigurim të plotë në rast vdekjeje. Dhe, në saje të nivelit preferencial të interesit (kamatës), bëhen të mundura edhe të ardhura të mira.
Gama e ofertës së sigurimeve jetësore është e gjerë. Me sigurime të caktuara jetësore, ju keni, për shembull sigurinë se do të paguhet shuma e garantuar e sigurimit, me skadimin e kontratës ose në rast vdekjeje.
Disa sigurime jetësore është më mirë të lidhen në moshë të re ndërsa disa të tjera janë të përshtatshme për njerëzit më në moshë. Veç kësaj, ekziston edhe mundësia që sigurimi jetësor të shfrytëzohet si sigurues i detyrimeve financiare ose për të financuar shtëpinë private.
Ne ua themi me kënaqësi se cili sigurim është më i miri. Na lejoni të ju këshillojmë.
Ju dëshironi që në jetën tuaj të përditshme të lëvizni pa brenga me motoçikletën ose automobilin tuaj, pa menduar për dëmet e mundshme nga aksidentet? Kjo gjë realizohet me një sigurim të mjeteve motorike. Sigurimi i përgjegjësisë për mjetet motorike merr përsipër kërkesat për kompensim të palëve të treta dhe është i detyrueshëm në Zvicër.
Sigurimi gjithëpërfshirës vullnetar mbulon dëmet që i shkaktohen makinës tuaj.
Përveç sigurimit gjithëpërfshirës si të pjesshëm ose komplet, ka edhe shumë sigurime tjera për automjetin tuaj, si për shembull një sigurim i aksidentit për bashkudhëtarin në makinë, sigurimi për dëmet gjatë parkimit ose sigurimi i xhamave. Në disa raste mund të jetë gjithashtu i vlefshëm edhe sigurimi i pakujdesisë së rëndë.
Ne flasim me ju lidhur me zakonet që keni dhe pastaj ua prezantojmë pakon optimale të sigurimeve për ju.
Askush nuk dëshiron ta imagjinojë por mundet t`u ndodhë, mjerisht, të gjithëve: një aksident fatal ose një sëmundje e rëndë. Çfarë ndodh pas një goditjeje të fatit, për shembull me fëmijën që është duke e bërë ende zanatin? Me hipotekën që ende nuk është paguar? Me partnerin i cili kujdeset për fëmijët?
Sigurohuni besueshëm nga rreziku që kërcënon të mbeteni pa asgjë. Ne ju këshillojmë se cilat mundësi ekzistojnë.
Ai që nuk ka asgjë, nuk ka çfarë të humbasë dhe nuk ka nevojë të sigurojë asgjë. Kjo është e vërtetë por mos e nënçmoni, ju lutem, vlerën e objektit tuaj. Mobilimi i një dhome studenti ndoshta me të vërtetë nuk ia vlen të sigurohet, por çdo gjë që shkon përtej kësaj, do të duhej të sigurohej.
Sigurimi i shtëpisë (amvisërisë) mbulon dëmet që u shkaktohen gjësendeve personale në shtëpi, si për shembull mobileve, pajisjeve teknike, veshmbathjeve ose pajisjeve sportive. Këtu nuk luan rol fakti nëse ato gjësende kanë qenë në shtëpinë tuaj ose nëse ju keni qenë rrugës, jashtë apo madje edhe në pushime. Sigurimi merr përsipër dëmin financiar. Këtu bëjnë pjesë edhe dëmet e shkaktuara nga uji ose zjarri si dhe ato të shkaktuara nga vjedhja.
Premia për sigurimin e amvisërisë është e varur nga shuma e siguruar. Ajo duhet të jetë e përafërt me shumën që ju do të detyroheshit të paguanit që në rast të dëmtimit total t`i ktheni gjësendet e shtëpisë plotësisht në gjendjen e mëparshme.
Ne ju këshillojmë, në mënyrë që ju të mos jeni as të pasiguruar e as të mbisiguruar
Ndryshe nga sigurimi i mjeteve motorike, sigurimi i përgjegjësisë personale në sferën private nuk është i detyruar. Por ai është shumë i rekomanduar, kur nga ju ose ndonjë pjesëtar i familjes tuaj janë shkaktuar dëme në pasurinë e tjetrit. Dhe kjo mund të ju kushtojë shtrenjtë.
Kushdo që ka sigurim të përgjegjësisë personale nuk ka pse të paguajë për dëmet e shkaktuara paqëllim mbi pasurinë e tjetrit.
Flisni me ne lidhur me nevojat tuaja.
Ne ju rekomandojmë një sigurim sipas nevojave tuaja.
Ju keni pasur një aksident trafiku dhe jeni në kontest lidhur me çështjen e fajësisë. Një vërejtje ju vjen në shtëpi për shkak të aktiviteteve në internet të fëmijës tuaj. Keni telashe me qiradhënësin. Pa pasur avokat, nganjëherë nuk ecën puna, nëse ju dëshironi ta fitoni të drejtën që ju takon. Pa sigurimin e mbrojtjes juridike ju ndoshta do të hamendeni, nëse ja vlen kostoja që duhet të paguanit. Me një sigurim të mbrojtjes juridike, ju siguroni mbështetje juridike pa pagesë në të gjitha situatat jetësore.
Krahas këshillimit juridik, sigurimi i mbrojtjes juridike merr përsipër edhe:
Ekzistojnë sigurime të ndryshme të mbrojtjes private juridike dhe të trafikut. Ne ju këshillojmë se cili sigurim i mbrojtjes juridike i përshtatet gjendjes tuaj jetësore.
Pushimet duhet të jenë koha më e bukur e vitit. Për udhëtimin tuaj të ëndrrave ju keni kursyer prej një kohe të gjatë një shumë të mirë parash por pak para se të udhëtoni, ju ose ndonjëri që udhëton me ju, papritmas jeni sëmurë. Ju nuk mund të udhëtoni dhe veç kësaj duhet të paguani 100% taksën e anulimit. Kjo është e bezdisshme.
Sigurimi i anulimit të udhëtimit mbulon shpenzimet që lindin në rast anulimi ose ndërprerjeje të një udhëtimi, për shembull, për shkak të sëmundjes. Po ashtu ka edhe sigurime shëndetësor për aksidente, bagazhe dhe udhëtime. Ju mund t`i kontraktoni këto sigurime veç e veç ose në pako. Më tutje, për ata që udhëtojnë shpesh, ka edhe sigurime vjetore.
Ne ju këshillojmë se cili sigurim i përshtatet mënyrës tuaj për të udhëtuar.
Nëse jeni të interesuar të punoni së bashku, ne do të ishim të lumtur të ulemi me ju për t'u njohur me ju ose biznesin tuaj. Këshillat tona bazohen në respekt dhe besim, ne nuk ju shtyjmë për asgjë. Ju duhet të punoni me ne vetëm nëse kimia është e drejtë dhe zgjidhjet tona janë bindëse.