Si ndërmarrës, ju bartni rreziqe
që janë specifike për ndërmarrësit dhe për fushën tuaj konkrete.
Si ndërmarrës, ju bartni rreziqe që janë specifike për ndërmarrësit dhe për fushën tuaj konkrete.
Gama e sigurimeve të ndërmarrjeve është shumë e gjerë.
Për këtë arsye, ju duhet të përcaktoni saktësisht se cilat rreziqe dëshironi t`i siguroni dhe cilat jo.
Mendohuni mirë se sa është e mundshme të ndodhë një dëm i caktuar për ndërmarrjen tuaj dhe sa i madh do të ishte ai dëm.
Rreziqet e kushtueshme ose ato që rrezikojnë ekzistencën, duhet t`i siguroni në çdo rast.
Në vazhdim një përmbledhje e sigurimeve të rekomanduara:
Sigurimet e përgjegjësisë së detyruar mbulojnë po ashtu edhe dëmet financiare në fushën profesionale të shkaktuara palës së tretë. Janë të mbuluara edhe rreziqet e përgjegjësisë që vijnë nga aktivitetet e ndërmarrjes. Pjesë e shërbimit është po ashtu fakti se ky sigurim shqyrton kërkesat dhe nuk pranon pretendimet e paarsyeshme.
Sigurimi i përgjegjësisë profesionale mbron nga pretendimet për kompensim dhe nga dëmet e shkaktuara si pasojë e tyre. Bëhet fjalë për pretendimet për kompensim që shtrohen mbi bazë të shërbimeve të kryera.
Sigurimi i përgjegjësisë së biznesit mbulon dëmet e shkaktuara nga pretendimet eventuale për kompensim, të bëra nga klientët, punonjësit, vizitorët ose furnizuesit.
Ky sigurim i veçantë ka të bëjë me grupet e profesioneve që administrojnë pronat e të tjerëve dhe realizojnë një veprimtari këshilluese në këtë fushë.
Sigurimi i përgjegjësisë për produktet mbulon dëmet e shkaktuara nga produktet me defekte. Ajo është e rekomandueshme për industritë prodhuese si dhe për furnizuesit.
Krahas sigurimeve të ndryshme të përgjegjësisë ekzistojnë edhe shumë sigurime tjera të biznesit. Disa prej tyre duam t`ua prezantojmë shkurtimisht por ju lutemi të mos ngurroni që për pyetje individuale të merrni kontakt të drejtpërdrejtë me ne.
Për sigurimet e biznesit, peshimi i rreziqeve ka rendësi të jashtëzakonshme- ne ju mbështesim që, duke pasur parasysh situatën tuaj individuale të biznesit, për të zgjedhur sigurimet e duhura, në mënyrë që të mund ta bëni gjumin rehat.
Për shembull, ndërtesa juaj, mallrat ose objekti juaj janë shkatërruar ose dëmtuar nga zjarri ose nga vjedhja. Këto raste i merr përsipër sigurimi i pronësisë.
Zjarri, uji, vjedhja ose katastrofa natyrore: ekzistojnë arsye të ndryshme për ndërprerjen e proceseve të biznesit. Sigurimi i ndërprerjes së biznesit kufizon rrezikun sepse për një periudhë të caktuar kohe merr përsipër si shpenzimet në vazhdimësi ashtu edhe fitimin e humbur.
Ndërmarrësit e suksesshëm angazhohen për të drejtat e tyre, nëse është e nevojshme, edhe para gjyqit, me ndihmën juridike të avokatit. Kjo mund të kushtojë shtrenjtë ose ju e lidhni një siguim për mbrojtje juridike në mënyrë që të keni mundësinë të shfrytëzoni në çdo kohë mbështetjen e synuar, nga avokatët apo specialistët tjerë.
Honorarët e avokatit, shpenzimet e gjykatës dhe të hetimeve, kostoja e ekspertizës, dëmshpërblimet nga proceset, kaucionet ndëshkuese (dorëzania) si dhe shpenzimet për meditacion, të gjitha këto mbulohen nga sigurimi i mbrojtjes juridike.
Ka po ashtu sigurime të biznesit të cilat munden ose duhet t`i lidhin punëdhënësit për punëtorë e tyre:
Në Zvicër, sigurimi i aksidenteve duhet të lidhet detyrimisht nga punëdhënësi. Sigurimi paguan trajtimin mjekësor në rast të aksidentit ose sëmurjes në punë. Por ai mbulon po ashtu edhe shpenzimet për pasojat ekonomike.
Punëtorët/et gjatë sëmundjes ose shtatzënisë marrin pagat e tyre edhe pse nuk punojnë.
Sigurimi kolektiv ditor i sëmundjes ju liron nga detyrimi për pagesën e mëtejshme të pagave!
Keni pyetje në lidhje me sigurimet e bizneseve ose po mendoni se cilat nga këto sigurime janë të rëndësishme dhe të rekomandueshme për ndërmarrjen tuaj?
Ne ua ofrojmë mbështetjen tonë dhe kështu ua lehtësojmë përzgjedhjen.
Nëse jeni të interesuar të punoni së bashku, ne do të ishim të lumtur të ulemi me ju për t'u njohur me ju ose biznesin tuaj. Këshillat tona bazohen në respekt dhe besim, ne nuk ju shtyjmë për asgjë. Ju duhet të punoni me ne vetëm nëse kimia është e drejtë dhe zgjidhjet tona janë bindëse.