Edhe sigurimi juaj duhet të jetë po aq individual sa dhe jeta juaj.
Prandaj ne ju ofrojmë koncepte specifike të sigurimit,
që u përshtaten nevojave tuaja.
Sigurimi i individualizuar bëhet shoqëruesi juaj i përhershëm për një jetë pa brenga, të sigurt, sipas ideve tuaja personale.
Si në sferën private ashtu dhe në atë profesionale e sociale, ne jemi partneri i duhur në lidhje me temën për sigurimet. Si ndërmjetës i pavarur (FINMA numri i regjistrit 31537 dhe numri i anëtarësisë Cicero 20862) ne krahasojmë për ju oferta nga sigurime të ndryshme për të ju prezantuar zgjidhje inovative me kushte kontraktuale të favorshme për ju. Këtu bën pjesë edhe verifikimi i sigurimeve ekzistuese sipas mundësive të optimimit të tyre, si dhe këshillimi se si do tu qaseni rreziqeve të pasiguruara ashtu si dhe atyre të pasigurueshme.
Fusha speciale e ekspertizës sonë është mbështetja e institucioneve bankare, e menaxherëve të fondeve dhe të aseteve, administruesve të jashtëm të pasurive, zyrave familjare, institucioneve të përkujdesjes, trusteve dhe instituteve të administrimit te pasurive. Fokusimi ynë në këta lëmenj të caktuar, ju sjell shumë avantazhe:
Edhe sigurimi juaj duhet të jetë po aq individual sa dhe jeta juaj. Prandaj ne ju ofrojmë koncepte specifike të sigurimit, që u përshtaten nevojave tuaja.
Me një sigurim inovativ, rreziqet tuaja bëhen të llogaritshme. Në sferën profesionale ju do të ulni kostot e rrezikut dhe do të krijoni shanse për ndërmarrjen tuaj, të cilat do t`i jetësoni më lehtë se kurrë më parë. Deviza jonë thotë: Ju përqendroheni në biznesin tuaj thelbësor, ne kujdesemi për rreziqet operacionale të lidhura me të. Administrimin e sigurimeve dorëzojeni me besim në duart tona.
Nëse jeni të interesuar për një bashkëpunim, ne do të ulemi me kënaqësi me ju, për të ju njohur ju ose biznesin tuaj. Këshillimi ynë mbështetet në respekt dhe besim, ne nuk ju shtyjmë të bëni asgjë. Ju mund të bashkëpunoni me ne vetëm në rast se ju përshtatet kimia dhe ju bindin zgjidhjet tona.