Sigurimet, financimet, patundshmëritë, kontabiliteti si dhe sfidat administrative janë pasioni ynë. Për të gjitha këto detyra ne ju ofrojmë mbështetjen tonë me bazë profesionale dhe të besueshme.
Ne jemi aktivë prej tashmë 20 vitesh në këshillimet për sigurime dhe kujdesemi për më shumë se 1000 klientë. Për këtë arsye ne ju qëndrojmë pranë jo vetëm me këshilla dhe veprime por edhe me një përvojë të madhe.
Tek FENIX Consulting bëhen bashkë në mënyrë të përsosur vlerat tradicionale dhe një mënyrë moderne e punës. Nevojat tuaja individuale dhe dëshirat personale kanë për ne prioritetin më të lartë dhe përbëjnë thelbin e bashkëpunimit tonë. Na shihni ne si pjesë të ekipit tuaj, si administrues të besueshëm për zgjidhje sipas masës, në fushën e sigurimeve, patundshmërive dhe financimit.
Qëllimi ynë është që të krijojmë një marrëdhënie stabile besimi. Për këtë arsye ne i japim rëndësi një qasjeje korrekte, me respekt, si të brendshme ashtu dhe me jashtë. Ne i takojmë klientët tanë mbi baza të barabarta dhe udhëheqim një komunikim të hapur e transparent.
Vlerësimi i sinqertë, i ndërsjellë, rrumbullakon lidhjen tonë unike me partnerët tanë.Rrjeti ynë i partnerëve kompetentë, seriozë, është në dispozicion edhe për klientët tanë.
Ne i kultivojmë me angazhim të madh marrëdhëniet ekzistuese afariste. Njëkohësisht ne u gëzohemi klientëve të rinj, pasi që kështu mund të rritet ndërmarrja jonë, edhe me rekomandimin e klientëve tanë ekzistues, besnikë.
Shërbimet tona orientohen mbi bazë të nevojave tuaja dhe ato, në fushën e sigurimeve, hipotekave, kredive, kontabilitetit dhe patundshmërive, nuk kanë asnjë të metë. Një ofertë me kushte korrekte, të volitshme, ne e marrim si të vetëkuptueshme.
Edhe pse ne për ju punojmë edhe mbi bazë projektesh, ne synojmë një bashkëpunim afatgjatë, për të arritur një dobi më të madhe ekonomike. Ne synojmë që t`i zgjerojmë dhe thellojmë në vazhdimësi shërbimet tona, për të siguruar rritjen, suksesin dhe vazhdimësinë.
Besimi dhe mirëkuptimi i ndërsjellë ka shumë rëndësi për ne dhe përbën bazën për një bashkëpunim të përgjegjshëm si dhe për një marrëdhënie pozitive pune. Ne kemi gjithmonë mirëkuptim për idetë tuaja dhe gjejmë rrugë e mundësi për t`i jetësuar ato.
Sigurimet, financimet, patundshmëritë, kontabiliteti si dhe sfidat administrative janë pasioni ynë. Për të gjitha këto detyra ne ju ofrojmë mbështetjen tonë me bazë profesionale dhe të besueshme.
Ne jemi aktivë prej tashmë 20 vitesh në këshillimet për sigurime dhe kujdesemi për më shumë se 1000 klientë. Për këtë arsye ne ju qëndrojmë pranë jo vetëm me këshilla dhe veprime por edhe me një përvojë të madhe.
Përfitoni nga standardi ynë i lartë i cilësisë, i cili pasqyrohet në secilën detyrë të caktuar. Mënyra e jonë e përpiktë dhe e saktë e punës, do të ju mahnitë. Veç kësaj, ne do të ju bindim me propozimet e strukturuara të zgjidhjeve, të cilat do të jetësohen pa problem ne praktikë dhe do të optimizojnë proceset tuaja të punës.
Themeluese, menaxhere dhe pronare e FENIX Consulting është Teuta Kerhani, e diplomuar në administrim biznesi BVS/HWD/Zürich dhe specialiste e sigurimeve.
Pas diplomimit të studimeve universitare për ekonomi në lëmin e financave, ajo në vitin 2000 u pavarësua në fushën e sigurimeve dhe ka themeluar agjencinë e saj FENIX Consulting, me njëmbëdhjetë të punësuar dhe një numër të madh bashkëpunëtorësh të jashtëm. Përmes ndjekjes së seminareve të rregullta dhe trajnimeve përkatëse në fushën e sigurimeve dhe financave, kjo grua e fuqishme azhurnon veten dhe mat pulsin e kohës për klientët e saj.
Veç kësaj bëhen vazhdimisht investime në pajisje teknike dhe në infrastrukturë për të qenë gjithnjë në hap me kohën.
FENIX Consulting tashmë 20 vite është një adresë e mirë kur bëhet fjalë për sigurimet dhe zgjidhjet e problemeve ekonomike e financiare në fushë të patundshmërive.
Teuta Kerhani me kompetencën e saj profesionale, personalitetin drejtues dhe ndjeshmërinë e saj, ka bërë emër në Zvicrën gjermane. Nërkohë, më shumë se 1.000 klientë i besojnë ofertës së FENIX Consulting dhe baza e klientëve po rritet në vazhdimësi. Kerhani i sheh shërbimet e FENIX Consultung si një sinonim për besimin në punët e sigurimeve, financave dhe aktiviteteve të një kompanie mirëbesimi (Treuhand). Klientët përgjatë gjithë bashkëpunimit, ndjehen të qetë dhe të sigurt.
Tema e thatë e sigurimeve, me FENIX Consulting bëhet produkt i gjallë me vulën e miratimit “Swissness”.
Nëse jeni të interesuar të punoni së bashku, ne do të ishim të lumtur të ulemi me ju për t'u njohur me ju ose biznesin tuaj. Këshillat tona bazohen në respekt dhe besim, ne nuk ju shtyjmë për asgjë. Ju duhet të punoni me ne vetëm nëse kimia është e drejtë dhe zgjidhjet tona janë bindëse.