Sigurimi jetësor

Sigurimi jetësor u shërben sigurimeve private dhe është një plotësim për përfitimet nga AHV dhe fondi pensional

Me lidhjen e një sigurimi jetësor ju merrni përsipër përgjegjësinë për veten tuaj, partnerin/en, familjen tuaj dhe partnerin afarist. Ju kurseni për pleqëri dhe përfitoni, përveç nga mbrojtja që ju ofron sigurimi, edhe nga favori i taksës. Personat e favorizuar nga ju, gëzojnë që nga fillimi sigurim të plotë në rast vdekjeje. Dhe, në saje të nivelit preferencial të interesit (kamatës), bëhen të mundura edhe të ardhura të mira.

Gama e ofertës së sigurimeve jetësore është e gjerë. Me sigurime të caktuara jetësore, ju keni, për shembull sigurinë se do të paguhet shuma e garantuar e sigurimit, me skadimin e kontratës ose në rast vdekjeje.

Disa sigurime jetësore është më mirë të lidhen në moshë të re ndërsa disa të tjera janë të përshtatshme për njerëzit më në moshë. Veç kësaj, ekziston edhe mundësia që sigurimi jetësor të shfrytëzohet si sigurues i detyrimeve financiare ose për të financuar  shtëpinë private.

Ne ua themi me kënaqësi se cili sigurim është më i miri. Na lejoni të ju këshillojmë.