Sigurimi i shtëpisë

Ai që nuk ka asgjë, nuk ka çfarë të humbasë dhe nuk ka nevojë të sigurojë asgjë.

Kjo është e vërtetë por mos e nënçmoni, ju lutem, vlerën e objektit tuaj. Mobilimi i një dhome studenti ndoshta me të vërtetë nuk ia vlen të sigurohet, por çdo gjë që shkon përtej kësaj, do të duhej të sigurohej.

Sigurimi i shtëpisë (amvisërisë) mbulon dëmet që u shkaktohen gjësendeve personale në shtëpi, si për shembull mobileve, pajisjeve teknike, veshmbathjeve ose  pajisjeve sportive. Këtu nuk luan rol fakti nëse ato gjësende kanë qenë në shtëpinë tuaj ose nëse ju keni qenë rrugës, jashtë apo madje edhe në pushime. Sigurimi merr përsipër dëmin financiar. Këtu bëjnë pjesë edhe dëmet e shkaktuara nga uji ose zjarri si dhe ato të shkaktuara nga vjedhja.

Premia për sigurimin e amvisërisë është e varur nga shuma e siguruar. Ajo duhet të jetë e përafërt me shumën që ju do të detyroheshit të paguanit që në rast të dëmtimit total t`i ktheni gjësendet e shtëpisë plotësisht në gjendjen e mëparshme.

Ne ju këshillojmë, në mënyrë që ju të mos jeni as të pasiguruar e as të mbisiguruar.