Sigurimi i përgjegjësisë personale

Ndryshe nga sigurimi i mjeteve motorike, sigurimi i përgjegjësisë personale në sferën private nuk është i detyruar.

Por ai është shumë i rekomanduar, kur nga ju ose ndonjë pjesëtar i familjes tuaj janë shkaktuar dëme në pasurinë e tjetrit. Dhe kjo mund të ju kushtojë shtrenjtë.

Kushdo që ka sigurim të përgjegjësisë personale nuk ka pse të paguajë për dëmet e shkaktuara paqëllim mbi pasurinë e tjetrit.

Të siguruara janë:
  • Dëmet deri në një shumë të garantuar prej 5 deri 10 milionë franga
  • Personat privatë, po ashtu si qiraxhinj, pronarë të patundshmërive, mbajtës të kafshëve, çiklistë ose sportistë
  • Ngasja e herëpashershme e mjeteve motorike të huaja dhe dëmet e shkaktuara mbi gjësendet e besuara
  • Pjesëtarët e familjes të cilët jetojnë bashkë në një shtëpi, nëse është lidhur një kontratë sigurimi familjar.
  • Veprimtaritë e pavarura profesionale deri në një qarkullim vjetor prej 20.000 frangash.

 

Flisni me ne lidhur me nevojat tuaja. Ne ju rekomandojmë një sigurim sipas nevojave tuaja.