Unë e pranoj dhe jam dakord që Fenix Consulting GmbH, (secili veç e veç në tekstin e mëtejmë: ,,institucioni financiar”) të përcjell kërkesën time tek Bank Cembra Money Bank AG, Banka Now AG ose cashgate AG nëpërmjet internetit, me e-mail ose me faks / postë . Përveç kësaj, unë konfirmoj si në vijim:
Shqyrtimi i aplikacionit dhe të dhënat e raportit të kredisë: Unë e konfirmoj vërtetësinë e të gjitha të dhënave të mia dhe e autorizoj institucionin financiar në lidhje me shqyrtimin e kësaj kërkese dhe zgjidhjen e marrëdhënieve kontraktuale me mua e informacionit me palët e treta, në veçanti me bankat, Zyrën Qendrore për informacione kreditore (ZEK), autoritetet (p.sh. zyrat për përmbarimin e borxheve dhe autoritetet tatimore, zyrat për kontrollin e popullatës, autoritetin për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rriturve (KESB), raportuesit ekonomikë, agjencitë, ndërmjetësit e kredive, punëdhënësit, koncernet e institucionit të kreditimit dhe, nëse duhet, Zyra informative për Konsumatorët (IKO). Për qëllimet e lartpërmendura, unë heq dorë nga sekreti afarist ai i klientëve bankarë dhe postar. Unë autorizoj institucionin financiar gjithashtu që për biznesin e kërkuar të njoftojë ZEK dhe, kur është e përshtatshme, edhe IKO si dhe për përmbushjen e obligimeve përkatëse ligjore, edhe zyrat tjera. Këtu raportohet lloji i kreditimit dhe financimit, sasia, modalitetet si dhe identiteti i / aplikantëve dhe mbrapambetjet e kualifukuara të pagesave apo abuzimet. Unë pranoj të drejtën e ZEK dhe IKO, për tu dhënë anëtarëve të tyre informacionet për të dhënat e raportuara. Institucioni financiar mund të refuzojë kërkesën, pa dhënë shpjegime.
Bashkëpunimi me ndërmjetës: Institucioni financiar mundet që në rastet e kërkesave të cilat i merr nga një ndërmjetës të këmbejë informacionet e nevojshme në lidhje me aplikimin / shqyrtimin e besueshmërisë së kredive si dhe të lidhjes dhe zhvillimit të kontratës.
Të dhënat për partnerët: Nëse kam dhënë informacion në lidhje me bashkëshortin ose partnerin e regjistruar (“partner”) në kërkesë, konfirmoj se (i) kam njoftuar partnerin tim lidhur me këtë kërkesë , (i) institucioni financiar mund të kontrollojë informacionin e mësipërm me anë të pyetjeve të drejtpërdrejta nga partneri im, dhe (i) partneri im pajtohet që institucioni financiar të mund të marrë informacione në lidhje me të, siç përshkruhet më lart (përfshirë realizimin e kërkesave informative nga ZEK).
Përpunimi i të dhënave: Unë autorizoj institucionin financiar që gjithashtu të përpunojë dhe vlerësojë të dhënat e mia për qëllime të menaxhimit të rrezikut dhe marketingut dhe të krijojë profile. Unë autorizoj institucionin financiar që të më ofrojë produkte dhe shërbime të tjera, përfshirë ato nga koncerne, partnerë të institucionit financiar. Mund ta revokoj në çdo kohë këtë autorizim për përpunimin e të dhënave për qëllime të marketingut ose për dërgimin e informacionit.
Bashkëpunimi me ofruesit e shërbimeve (outsourcing): Institucioni financiar mund të transferojë shërbime ndaj palëve të treta (“ofrues shërbimesh”), veçanërisht në fushën e zhvillimit të proceseve të biznesit, sigurinë e IT dhe kontrollin e sistemit, hulumtimin dhe përpunimin e tregut, llogaritjen e kredisë për biznesin dhe rreziqet e tregut dhe menaxhimin e marrëdhënieve kontraktuale (p.sh. aplikimi dhe përpunimi i kontratës, mbledhja e borxheve, komunikimi me klientët).
Institucioni financiar u siguron këtyre ofruesve të shërbimeve të dhënat e nevojshme për të përmbushur detyrimet e tyre kontraktuale dhe gjithashtu mund t’i përcjellë këto të dhëna edhe jashtë vendit. Ofruesit e shërbimeve, punonjësit e tyre dhe nënkontraktuesit janë të detyruar me kontratë të respektojnë mbrojtjen e të dhënave në përputhje me kërkesat e Ligjit Zviceran për Mbrojtjen e të Dhënave, të ruajnë konfidencialitetin e klientit bankar, në përputhje me Ligjin Zviceran për Bankat dhe të ruajnë besueshmërinë. Në këtë kontekst, unë prsnoj që të dhënat e mia të mund t’u përcillen ofruesve të shërbimeve në vendet që mund të mos kenë të njëjtën mbrojtje të të dhënave si Zvicra.
Unë konfirmoj se jam dakord për përdorimin e komunikimit elektronik midis institucionit financiar dhe meje ose ndërmjetësit. Unë gjithashtu pranoj bartjen e të dhënave përmes Internetit dhe jam i vetëdijshëm që interneti është një rrjet i hapur dhe i arritshëm për të gjithë. Prandaj, ndërmjetësi i mësipërm dhe institucioni financiar nuk mund të garantojnë konfidencialitetin e të dhënave kur transmetohen përmes Internetit. Në këtë mënyrë është e mundur që palët e treta të nxjerrin përfundime në lidhje me një marrëdhënie biznesi ekzistuese ose të ardhshme midis meje dhe institucionit financiar (në çdo rast, një marrëdhënie bankare).
Dhënia e kredisë mështë e ndaluar nëse çon në futje të tepërt në borxhe (neni 3 UWG).