Por ai është shumë i rekomanduar, kur nga ju ose ndonjë pjesëtar i familjes tuaj janë shkaktuar dëme në pasurinë e tjetrit. Dhe kjo mund të ju kushtojë shtrenjtë.
Kushdo që ka sigurim të përgjegjësisë personale nuk ka pse të paguajë për dëmet e shkaktuara paqëllim mbi pasurinë e tjetrit.
Të siguruara janë:
- Dëmet deri në një shumë të garantuar prej 5 deri 10 milionë franga
- Personat privatë, po ashtu si qiraxhinj, pronarë të patundshmërive, mbajtës të kafshëve, çiklistë ose sportistë
- Ngasja e herëpashershme e mjeteve motorike të huaja dhe dëmet e shkaktuara mbi gjësendet e besuara
- Pjesëtarët e familjes të cilët jetojnë bashkë në një shtëpi, nëse është lidhur një kontratë sigurimi familjar.
- Veprimtaritë e pavarura profesionale deri në një qarkullim vjetor prej 20.000 frangash.