Sigurimi i mjeteve motorike

Ju dëshironi që në jetën tuaj të përditshme të lëvizni pa brenga me motoçikletën ose automobilin tuaj, pa menduar për dëmet e mundshme nga aksidentet?

Kjo gjë realizohet me një sigurim të mjeteve motorike. Sigurimi i përgjegjësisë për mjetet motorike merr përsipër kërkesat për kompensim të palëve të treta dhe është i detyrueshëm në Zvicër.

Sigurimi gjithëpërfshirës vullnetar mbulon dëmet që i shkaktohen makinës tuaj.

Sigurimi i mjeteve motorike mbulon dëmet në makinat si vijon:
  • Veturat
  • Makinat për transport (kombibus)
  • Automjetet fushuese (camper)
  • Karavan
  • Transportuesit deri në 3.5 tonë
  • Makinat 4X4
  • Minibusët
  • Traktorët
  • Makinat për ndërtimtari
  • Makinat komerciale

Përveç sigurimit gjithëpërfshirës si të pjesshëm ose komplet, ka edhe shumë sigurime tjera për automjetin tuaj, si për shembull një sigurim i aksidentit për bashkudhëtarin në makinë, sigurimi për dëmet gjatë parkimit ose sigurimi i xhamave. Në disa raste mund të jetë gjithashtu i vlefshëm edhe sigurimi i pakujdesisë së rëndë.

Ne flasim me ju lidhur me zakonet që keni dhe pastaj ua prezantojmë pakon optimale të sigurimeve për ju.