SIGURIMET PËR KLIENTËT PRIVATË

Të gjitha nga një burim i vetëm, për mbrojtje qetësuese, të gjithanshme

Kush paguan për korrigjimin e dhëmbëve ose për syzet e mia? Si mund t`i siguroj dëmet në shtëpinë time, të shkaktuara nga ngjarjet natyrore? Çfarë ndodhë nëse unë pa qëllim dëmtoj pasurinë e dikujt?

Jeta është e bukur por fsheh rreziqe.

Për këtë arsye jeta është për aq më e bukur nëse ju dini t`i siguroni mirë rreziqet.

Ju bartni përgjegjësi të madhe për veten dhe familjen tuaj dhe ju duhet që rregullisht të merrni vendime për sigurimet e mundshme: Kush i siguron më së miri fëmijët tuaj? Sa kushton një sigurim shëndetësor privat? A është ende i mundur ndërrimi i sigurimit shëndetësor edhe në moshën 60 vjeçare.

Ne u përgjigjemi me dëshirë pyetjeve tuaja. Dhe jo vetëm kaq: Ne analizojmë rreziqet tuaja individuale, të sigurueshme dhe ua bëjmë një ofertë të përshtatur për ju. Ndonjëherë merren në konsideratë sigurimet individuale, ndonjëherë kombinimet e favorshme të sigurimit dhe gjithmonë kjo për ju do të jetë zgjidhja më e volitshme.

Ndër rreziqet më të mëdha personale llogariten:
  • Sëmundja
  • Dëmet personale dhe materiale të shkaktuara nga ju ose nga fëmija juaj dhe dëmtimet e pasurisë që vijnë si pasojë e këtyre.
  • Dëmet materiale në shtëpi, të shkaktuara nga vjedhjet, zjarri, uji, vandalizmi ose ngjarjet natyrore
  • Dëmet materiale në automobil

Ne ju këshillojmë me dëshirë se me cilat sigurime ju mund t`i siguroni rreziqet më të shpeshta jetësore.

Me këtë rast ne kemi gjithmonë parasysh nevojat tuaja personale dhe stilin tuaj individual jetësor, sepse një paketë e mirë sigurimesh nuk bie, thjesht,  nga pema por ajo është kompletuar në mënyrë speciale për ju.