Prezantimi i menaxheres:

Themeluese, menaxhere dhe pronare e FENIX Consulting është Teuta Kerhani, e diplomuar në administrim biznesi BVS/HWD/Zürich dhe specialiste e sigurimeve.

«Swissness» konzept për 20 vite

Pas diplomimit të studimeve universitare për ekonomi në lëmin e financave, ajo në vitin 2000 u pavarësua në fushën e sigurimeve dhe ka themeluar agjencinë e saj FENIX Consulting, me njëmbëdhjetë të punësuar  dhe një numër të madh bashkëpunëtorësh të jashtëm. Përmes ndjekjes së seminareve të rregullta dhe trajnimeve përkatëse në fushën e sigurimeve dhe financave, kjo grua e fuqishme azhurnon veten dhe mat pulsin e kohës për klientët e saj.

Veç kësaj bëhen vazhdimisht investime në pajisje teknike dhe në infrastrukturë për të qenë gjithnjë në hap me kohën.

FENIX Consulting tashmë 20 vite është një adresë e mirë kur bëhet fjalë për sigurimet dhe zgjidhjet e problemeve ekonomike e financiare në fushë të patundshmërive.