Për vlerësim. Për tu shitur

Ju doni të shisni pronën tuaj, por nuk e dini cili çmim është i arsyeshëm?

Në mënyrë që të merrni çmimin më të lartë të mundshëm të realizueshëm, ne bëjmë për ju, falas dhe pa detyrime, një analizë të pasurisë. Vlerësimi i pavarur i gjendjes në treg është një pikë shtesë e shitjes sepse ju i jepni blerësit sigurinë se çmimi i blerjes është i drejtë. Avantazhi juaj është se ju në këtë rast duhet të llogarisni me më pak diskutime rreth çmimit.

Me autorizimin që na e bëni për ta realizuar analizën, ju as nuk merrni përsipër detyrimin për të realizuar blerjen përmes nesh dhe as nuk detyroheni të pranoni vlerën e përcaktuar. Ju thjesht po e testoni bashkëpunimin me ne.

Nëse doni të shisni me mbështetjen tonë, mund të përfitoni nga standardet e cilësisë së lartë të menaxhimit të pasurive të patundshme zvicerane.

Transparencë e lartë

Duke qenë se ne punojmë ekskluzivisht mbi bazë suksesi, ne jemi shumë të motivuar për të marrë një çmim të mirë. Ju përfitoni nga shërbimi profesional i klientit, një nivel i lartë transparence, diskrecion absolut dhe nga një rrjet i çmueshëm që, përmes nesh, funksionon gjithashtu edhe për ju.

Nëse ende nuk jeni të kënaqur me shërbimin tonë, ju mund ta anuloni mandatin brenda një periudhe të shkurtër kohe, pa pasur nevojë të paguani ndonjë taksë anulimi.