Me qira apo shtëpi private?

Një vendim jo i lehtë që në fund të fundit prek tërë jetën tuaj.

Ka shumë arsye të forta që ju shtyjnë për të zotëruar një shtëpi. Për shembull, pasuria e paluajtshme konsiderohet si pension i sigurt. Nëse në pleqëri do të jetoni pa qira, do të ju duhet të shpenzoni më pak para për të jetuar në krahasim me ata që paguajnë qira. Gjithashtu, në një rast të tillë nuk duhet të keni frikë nga rritja e qirave.

Ndjenja e pavarësisë personale realizohet gjithashtu kur keni shtëpi, sepse ju jeni vetë i zoti i vetes suaj. As qiradhënësi dhe as menaxheri i pasurisë nuk mund të vendosin rregulla për ju.

Kjo do t'ju ofrojë një cilësi më të mirë të jetës.