Në mënyrë që të merrni çmimin më të lartë të mundshëm të realizueshëm, ne bëjmë për ju, falas dhe pa detyrime, një analizë të pasurisë. Vlerësimi i pavarur i gjendjes në treg është një pikë shtesë e shitjes sepse ju i jepni blerësit sigurinë se çmimi i blerjes është i drejtë. Avantazhi juaj është se ju në këtë rast duhet të llogarisni me më pak diskutime rreth çmimit.
Me autorizimin që na e bëni për ta realizuar analizën, ju as nuk merrni përsipër detyrimin për të realizuar blerjen përmes nesh dhe as nuk detyroheni të pranoni vlerën e përcaktuar. Ju thjesht po e testoni bashkëpunimin me ne.
Nëse doni të shisni me mbështetjen tonë, mund të përfitoni nga standardet e cilësisë së lartë të menaxhimit të pasurive të patundshme zvicerane.
Transparencë e lartë
Duke qenë se ne punojmë ekskluzivisht mbi bazë suksesi, ne jemi shumë të motivuar për të marrë një çmim të mirë. Ju përfitoni nga shërbimi profesional i klientit, një nivel i lartë transparence, diskrecion absolut dhe nga një rrjet i çmueshëm që, përmes nesh, funksionon gjithashtu edhe për ju.