Sigurimi i mbrojtjes juridike

Ju keni pasur një aksident trafiku dhe jeni në kontest lidhur me çështjen e fajësisë

Një vërejtje ju vjen në shtëpi për shkak të aktiviteteve në internet të fëmijës tuaj. Keni telashe me qiradhënësin. Pa pasur avokat, nganjëherë nuk ecën puna, nëse ju dëshironi ta fitoni të drejtën që ju takon. Pa sigurimin e mbrojtjes juridike ju ndoshta do të hamendeni, nëse ja vlen kostoja që duhet të paguanit. Me një sigurim të mbrojtjes juridike, ju siguroni mbështetje juridike pa pagesë në të gjitha situatat jetësore.

Krahas këshillimit juridik, sigurimi i mbrojtjes juridike merr përsipër edhe:
  • Pagesën e avokatit
  • Shpenzimet për ekspertizë
  • Shpenzimet e gjyqit dhe ato procedurale
  • Kompensimin në proceset gjyqësore dhe të palëve

 

Ekzistojnë sigurime të ndryshme të mbrojtjes private juridike dhe të trafikut. Ne ju këshillojmë se cili sigurim i mbrojtjes juridike i përshtatet gjendjes tuaj jetësore.